BALLKANI

Mali i Zi "afër" uljes së kohës së punës në 7 orë

Kryeministri Milojko Spajiq tha se pas një shqyrtimi të gjerë për një model që do të kënaqte sindikatat dhe punëdhënësit, "mund të konkludojmë se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me sjelljen e ditës së punës shtatëorëshe"

Shpetim Hiseni  | 23.05.2025 - Përdıtësım : 25.05.2025
Mali i Zi "afër" uljes së kohës së punës në 7 orë

Shkup

Mali i Zi është afër zgjidhjes për uljen e kohës së punës në shtatë orë në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, Milojko Spajiq, transmeton Anadolu.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Spajiq tha se pas një shqyrtimi të gjerë për një model që do të kënaqte sindikatat dhe punëdhënësit, "mund të konkludojmë se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me sjelljen e ditës së punës shtatëorëshe".

Ai tha se duke filluar nga java e ardhshme, ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, do të udhëheqë bisedimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku do të finalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

"Qëllimi është të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës përmes konsultimeve të gjera, e cila synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të sigurojë më shumë kohë për familjet, si dhe punë më efikase dhe produktive", ka deklaruar Spajiq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın