BALLKANI

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë

"Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë", tha presidentja Osmani

Agim Sulaj  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 28.04.2025
Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë

Prishtinë

Malajzia ka hequr regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në këtë shtet deri në 30 ditë, transmeton Anadolu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet rrjeteve sociale, shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve të Malajzisë për këtë vendim i cili vjen para vizitës së saj zyrtare në këtë shtet, gjatë javës së ardhshme.

"U jam thellësisht mirënjohës autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë", theksoi Osmani.

Osmani shkroi se mezi pret që të angazhohet me liderët shtetërorë javën e ardhshme për të punuar së bashku në thellimin e bashkëpunimit dhe për të avancuar interesat e përbashkëta.

Malajzia e njohu pavarësinë e Kosovës më 30 tetor të vitit 2008.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın