BALLKANI

Lumir Abdixhiku zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

“Kryesia sot vendosi që LDK-ja të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Abdixhiku

Agim Sulaj  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Lumir Abdixhiku zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në garën për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, transmeton Anadolu.

Abdixhiku në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, tha se partia që ai udhëheqë në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë e vetme.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimet në zgjedhjet nacionale. Kryesia sot vendosi që LDK-ja të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, deklaroi Abdixhiku.

Një pjesë të listës së LDK-së, Abdixhiku tha se do të jetë e hapur për partitë e tjera, përfshirë edhe Fatmir Limajn e Nismës.

“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hap për partitë e tjera, përfshirë edhe Limajn me deputetët e tij. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e Pacollit. Pra ne jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë për LDK-në, për ngritjen e LDK-së”, tha Abdixhiku.

LDK-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, respektivisht më 9 shkurt të vitit 2025, doli partia e tretë më e votuar, pas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që doli e para dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ishte e dyta më e votuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.