Lukomir, fshati malor pa teknologji në Bosnjë dhe Hercegovinë
Fshati malor Lukomir, i vendosur 50 kilometra nga Sarajeva dhe afërsisht 1.500 metra mbi nivelin e detit, njihet si një fshat ku energjia elektrike përdoret pjesërisht dhe teknologjia nuk ka shkelur në atë zonë
Sarajevë
Fshati Lukomir, i vendosur në malin Bjelasnica në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, shquhet për bukurinë e tij unike natyrore dhe stilin e thjeshtë të jetesës pa teknologji, raporton Anadolu.
I vendosur 50 kilometra nga Sarajeva dhe afërsisht 1.500 metra mbi nivelin e detit, fshati malor Lukomir është i njohur për furnizimin e tij të kufizuar me energji elektrike dhe mungesën e plotë të teknologjisë.
Lukomiri është i njohur gjithashtu për shtëpitë e tij prej guri dhe një vend ku bluja takohet me të gjelbrën, ndërsa vendasit sigurojnë jetesën nga bujqësia dhe blegtoria.

Në Lukomir, i cili kohët e fundit është bërë një destinacion i njohur turistik, mund të gjeni boshnjakë me veshje tradicionale që shesin prodhimet e tyre para shtëpive të tyre.
Lukomiri është një destinacion i njohur për ata që kërkojnë të përjetojnë jetën malore ku atmosfera e tij përrallore i dërgon vizitorët pas në kohë.
Gjatë muajve të dimrit, banorët shkojnë në kryeqytet.
Lukomiri, i cili tërheq vëmendjen me gjelbërimin e tij të harlisur dhe ajrin e pastër gjatë muajve të verës, është një destinacion popullor për alpinistët dhe skiatorët në dimër.

Vizitorët në Lukomir kanë mundësinë të eksplorojnë zonën përreth përmes shtigjeve të ngushta dhe të përjetojnë botën natyrore nga afër.
Banorët e fshatit malor, megjithatë, largohen nga shtëpitë e tyre me ardhjen e dimrit dhe shpërngulen në Sarajevë.
Pavarësisht se janë larg lehtësive moderne, banorët e Lukomirit i kalojnë ditët e tyre në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm në pyjet e Bjelasnicës, të lirë nga stresi dhe duke shijuar një dietë natyrale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
             