Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryetari i Listës Serbe e ka cilësuar si vendim politik veprimin e KQZ-së, duke theksuar se, sipas tij, “regjimi i Albin Kurtit po synon të pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe dhe t’ua mohojë serbëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre”
Prishtinë
Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, transmeton Anadolu.
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, e ka cilësuar si vendim politik veprimin e KQZ-së, duke theksuar se, sipas tij, “regjimi i Albin Kurtit po synon të pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe dhe t’ua mohojë serbëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre”.
Elek ka deklaruar se vendimi është “i paligjshëm dhe antidemokratik”.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja gjithashtu nuk e kishte certifikuar subjektin politik serb, por PZAP-i kishte urdhëruar certifikimin e tij.
Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme, Lista Serbe megjithatë kishte marrë pjesë në zgjedhje.
Ankesa e dorëzuar në PZAP pritet të shqyrtohet në afatet e përcaktuara ligjore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
