BALLKANI

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në Shqipëri për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidentja e Kosovës Osmani, anëtarja e Presidencës së BeH-së, Cvijanoviq, presidenti i Malit të Zi, Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, po marrin pjesë në samit

Shpetim Hiseni  | 16.05.2025 - Përdıtësım : 17.05.2025
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në Shqipëri për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Shkup

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, raporton Anadolu.

Përveç liderë të vendeve evropiane si dhe udhëheqës të institucioneve të BE-së dhe përfaqësues të NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në samit marrin pjesë edhe liderë të rajonit, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Diskutimet do të zhvillohen në disa sesione tematike të nivelit të lartë, ku do të përqendrohen në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, dinamikat komplekse të emigrimit dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Në përfundim të punimeve të samitit do të mbahet një konferencë për media nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vendi i së cilës do të presë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Evropian.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın