Ekonomi, BALLKANI

Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për vitin 2026

Buxheti që është përcaktuar të jetë rreth 9 miliardë euro u miratua në tërësi me 81 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për vitin 2026 Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, në përfundim të seancës së gjatë parlamentare, raporton Anadolu.

Buxheti që është përcaktuar të jetë rreth 9 miliardë euro u miratua në tërësi me 81 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, Milva Ekonomi, duke prezantuar raportin për buxhetin dhe ndryshmet përkatëse tha se buxheti i vitit 2026 është ambicioz.

Ajo shtoi se buxheti vjen në një moment ku Shqipëria ka përpara një rrugëtim që lidhet me integrimin në Bashkimin Evropian (BE).

"Në qendër (buxheti) ka venë qytetarët. Kërkohet të rriten pensionet, të rriten pagat, sidomos paga minimale, të ketë kujdes për zhvillimin e infrastrukturës dhe ta bëjë Shqipërinë një vend më të ndërlidhur dhe të sigurojë konsolidimin fiskal", tha Ekonomi.

Ndërkohë, në seancën parlamentare Endrit Shabani u zgjodh në postin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın