Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, shoqërohet me debate
Seanca parlamentare u përfshi nga diskutimet dhe debatet për çështje të ndryshme, ndërkohë grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar një mocion me debat për sa i përket diskutimeve për programin e qeverisë së re
Tiranë
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare, ndërkohë seanca është shoqëruar me debate mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, raporton Anadolu.
Në rendin e ditës të seancës së sotme ishte miratimi i procesverbalit për seancën e kaluar, ndërkohë seanca u përfshi nga diskutimet dhe debatet për çështje të ndryshme.
Deputetët e partisë opozitare, Partisë Demokratike (PD), kërkuan që Kuvendi të vë në dispozicion të tyre rregulloren e re të Kuvendit, ndryshime të cilat u miratuan disa ditë më parë.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh se është e drejta e çdo deputeti të ketë aktet dhe materiale.
“Rregullorja e re, më konfirmojnë shërbimet e Kuvendit, u është shpërndarë të gjithë deputetëve”, u shpreh Peleshi.
Seancat e fundit të Kuvendit të Shqipërisë janë përfshirë nga debatet.
Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar një mocion me debat për sa i përket diskutimeve për programin e qeverisë së re.
Në mes të debateve, deputetët e PD-së u larguan nga seanca plenare, duke mos marrë pjesë në votim.
Në seancën e sotme u miratua programi dhe kalendari i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 29 shtator-17 tetor.
Kujtojmë se më 18 shtator Kuvendi i Shqipërisë miratoi programin e qeverisë së re dhe përbërjen e saj, seancë e cila vazhdon të kundërshtohet nga deputetët e opozitës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
