BALLKANI

Kuvendi i Shqipërisë miraton dekretet e fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Në seancën e sotme parlamentare janë votuar dekretet e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në lidhje me ndryshimet e fundit në Qeverinë e Shqipërisë, të cilat nuk ishin votuar në seancën e kaluar

Fatjon Cuka  | 14.09.2023 - Përdıtësım : 14.09.2023
Kuvendi i Shqipërisë miraton dekretet e fundit për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekretet e fundit në lidhje me ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë, raporton Anadolu.

Në seancën e sotme parlamentare janë votuar dekretet e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në lidhje me ndryshimet e fundit në Qeverinë e Shqipërisë, të cilat nuk ishin votuar në seancën e kaluar.

Ervin Mete është emëruar në postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ndërsa më parë mbante postin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë.

Ministrja e deritanishme e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është emëruar në postin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencën e Shqipërisë, Mete dhe Ibrahimaj do të marrin zyrtarisht detyrën.

Në seancën e datës 11 shtator, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretet e tjera të presidentit Begaj në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar, që u prezantuan nga kryeministri Edi Rama më 4 shtator.

Në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Igli Hasani dhe Albana Koçiu është emëruar në postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, Ogerta Manastirliun është emëruar në postin e ministres së Arsimit dhe Sportit, në postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Anila Denaj dhe si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor është emëruar Arbjan Mazniku.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.