Kurti uron popullin turk në 102-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë
“Dy popujt tanë gëzojnë një histori të gjatë miqësie dhe partneriteti, që pasqyrohet gjithnjë e më shumë në bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Kurti.
Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar popullin turk me rastin e 102-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu.
Kurti, nëpërmjet rrjetit social amerikan X, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës ka shprehur urimet e “përzemërta për Turqinë dhe qytetarët e saj me rastin e 102-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë”.
“Dy popujt tanë gëzojnë një histori të gjatë miqësie dhe partneriteti, që pasqyrohet gjithnjë e më shumë në bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se uron që aleanca ndërmjet dy republikave të vazhdojë të zhvillohet edhe për shumë vjet të tjera.
“Gëzuar 29 Tetorin, Ditën e Republikës!”, ka shkruar Kurti në gjuhën turke.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
