Kurti: Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë
“Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, tha Kurti
Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil nga “Future Minds Academy” dhe MIGA Sky Shield MAR”, transmeton Anadolu.
Në rrjetet sociale, Kurti tha se e ardhmja e industrisë së mbrojtjes dhe avancimi i dronëve luftarakë tash po ndërtohet e zhvillohet edhe në Kosovë duke e shndërruar shtetin si vend prodhues.
“ ’Made in Gjilan’ përveçse natyrisht ‘Made in Kosova’. Droni kamikaz ‘K1’ arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2.500 metra. Ndërsa ‘Skifteri’ arrin në 5.000 metra lartësi, hapësirë operuese 20 km dhe shpejtësi prej 270km/h”, shkroi Kurti.
Më tej, ai tha se tashmë Kosova ka investuar në mbrojtje e siguri duke blerë nga shtetet mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger.
“Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, shtoi Kurti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
