Kurti paralajmëron rrezik për qarkullimin e automjeteve në rrugët e Kosovës
Kurti tha se nata e sotme është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës ngase kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në minus 9 gradë celcius, paraqet rrezik të shtuar pasi rrugët pritet të ngrijnë
Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rrezik për qarkullimin e automjeteve gjatë natës në rrugët e Kosovës, për shkak të ndryshimit të madh të temperaturave, transmeton Anadolu.
Kurti tha se nata e sotme është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës ngase kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në minus 9 gradë celcius, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.
“U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sotme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe theksoi se është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se po bëjnë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe luten në shmangien e lëvizjeve të panevojshme.
Kosova ditët e fundit po përballet me vështirë të mëdha nga kushtet atmosferike. Reshjet e vazhdueshme të shiut shkaktuan vërshime në disa zona, të cilat deri më tani kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
