BALLKANI

Kurti merr pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III

Kryeministri Kurti pati mundësinë të bisedojë me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Keir Starmer si dhe me liderë të tjerë të pranishëm

Agim Sulaj  | 22.10.2025 - Përdıtësım : 22.10.2025
Kurti merr pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III Burimi: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen mbretërore (Royal Reception) të organizuar nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit tha se në këtë pritje të veçantë të organizuar në pallatin "St James's Palace", përveç kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj mbrëmjeje solemne, Kurti pati mundësinë të bisedojë me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Keir Starmer si dhe me liderë të tjerë të pranishëm.

Sipas njoftimit, Kurti theksoi "marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë".

Kurti i cili po e përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, do të ketë edhe takime bilaterale si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.