BALLKANI

Kurti e konsideron shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Kurti tha se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj kohe.

Agim Sulaj  | 19.09.2025 - Përdıtësım : 19.09.2025
Kurti e konsideron shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Kryeministri në detyrë i Kosovës e ka quajtur shumë shqetësues lajmin e sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, transmeton Anadolu.

Kurti, nëpërmjet rrjetit social amerikan X, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj kohe.

“Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti.

Estonia akuzoi sot Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në qiellin e vendit baltik pa leje.

Ministria e Jashtme e Estonisë tha se incidenti ndodhi në zonën e Ishullit Vaindloo të premten në mëngjes, me avionët që qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për gati 12 minuta, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve ERR.

Sipas zyrtarëve, avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet e tyre identifikuese ishin të fikura dhe ata nuk kryen radiokomunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

Autoritetet estoneze e dënuan ashpër incidentin, duke e quajtur atë shkelje “të paparë brutale” të sovranitetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın