BALLKANI

Kurti bisedon me ministrin e Kuvajtit për mundësitë e investimeve në Kosovë

"Diskutuam një sërë mundësish investimi me interes potencial për shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit", tha Kurti

Agim Sulaj  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
Kurti bisedon me ministrin e Kuvajtit për mundësitë e investimeve në Kosovë Foto: Albin Kurti / X.com

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës takoi ministrin e Energjisë dhe të Financave të shtetit të Kuvajtit, Sabeeh Al-Mukhaizeem, transmeton Anadolu.

Siç ka bërë të ditur Kurti nëpërmjet rrjetit social amerikan X, me ministrin kuvajtian ka biseduar për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve ku me këtë rast është prezantuar potenciali i Kosovës për investime të huaja.

"Një fokus i veçantë i takimit ishte edhe prezantimi i planeve ambicioze të Qeverisë sonë për mandatin e ardhshëm. Në këtë kuadër, diskutuam një sërë mundësish investimi me interes potencial për shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit", tha Kurti në X.

Ai e konsideroi si pozitiv dhe konstruktiv takimin me ministrin kuvajtian dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit "ndaj përparimit ekonomik dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın