BALLKANI

Kryetarja e Kongresit të SHBA-ve konfirmoi mbështetjen ndaj Kosovës

Pas një takimi të kryeparlamentarit Kadri Veseli me kryetaren e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi në Washington, Veseli e ka ftuar këtë të fundit ta vizitojë Kosovën

Agim Sulaj  | 17.07.2019 - Përdıtësım : 17.07.2019
Kryetarja e Kongresit të SHBA-ve konfirmoi  mbështetjen ndaj Kosovës Burimi: Kuvendi i Kosovës

Prishtinë

Kryetarja e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Washington, ia ka konfirmuar Veselit përkrahjen amerikane në çdo proces, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton komunikata nga Kuvendi i Kosovës, Veseli dhe Pelosi kanë pasur një takim të veçantë kur kryetarja e Kongresit amerikan i konfirmuar përkrahjen amerikane.

Pelosi u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe theksoi se Kosova mund të llogaris në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan.
“Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do të ju mbështes gjithmonë”, i tha Pelosi kryeparlamentarit Veseli.

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar kryetaren e Kongresit Amerikan për mbështetjen e parezervë që ajo, Kongresi Amerikan dhe SHBA-ja i kanë dhënë Kosovës historikisht.

Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga kryetarja e Kongresit Amerikan që SHBA-ja të ketë involvim edhe më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.

Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga zonja Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar kryetaren Pelosi që së shpejti ta vizitojë Kosovën.
Gjatë ditës Veseli është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel, i cili tha se “Serbia duhet ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın