Kryetari i Partisë për Unitet të Madh nga Turqia, Destici, takon ambasadorin Ulusoy në Shkup
Në takimin e zhvilluar në ndërtesën e ambasadës në Shkup, me mikpritjen e ambasadorit Ulusoy, u diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut
Shkup
Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh (BBP) nga Turqia, Mustafa Destici, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, u takua me ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, raporton Anadolu.
Në takimin e zhvilluar në ndërtesën e ambasadës në Shkup, me mikpritjen e ambasadorit Ulusoy, u diskutuan marrëdhëniet midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Destici, në deklaratën që bëri për gazetarët pas takimit, shprehu dëshirën që në Ballkan të ketë paqe dhe që dhimbjet e përjetuara në të kaluarën të mos përsëriten.
Ai theksoi se Republika e Turqisë përpiqet t'i zhvillojë marrëdhëniet e saj me vendet e rajonit në nivelin më të lartë dhe në mënyrë pozitive, duke i dhënë përparësi bashkëkombësve të saj këtu. Destici shprehu kënaqësinë për arritjen e suksesit në këtë drejtim.
Duke folur për municionin balistik që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, Destici tha: "Në të parin Turqia u qas më pozitivisht, por kur ndodhi i dyti, u bë e qartë se duhet të jemi në gatishmëri dhe të jemi më të kujdesshëm. Fakti që një gjë e ngjashme ka ndodhur në territorin e Azerbajxhanit do të thotë se gatishmëria apo masat tona duhet të ngrihen në një nivel më të lartë".
Destici potencoi rëndësinë e deklaratave të bëra dje nga presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje.
Ai tha se Turqia po forcon bashkëpunimin në Ballkan. "Ne po i realizojmë këto vizita në përputhje me këtë politikë të shtetit tonë. Në të njëjtën kohë, në përputhje me misionin e Unitetit të Madh, do të vazhdojmë të jemi këtu, të mos i lëmë vetëm vëllezërit tanë dhe të jemi gjithmonë pranë tyre", u shpreh Destici.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
