Kryeparlamentarja e Kosovës priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit
Prishtinë
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angili, transmeton Anadolu.
Siç njofton institucioni i Kuvendit të Kosovës, gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, Haxhiu dhe Angili kanë diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe sipas njoftimit shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.
