Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Gashi, takoi përfaqësuesin special të Sllovenisë, Anzhej Fragnesh
Gjatë takimit, Gashi ka theksuar përkushtimin e Sllovenisë për ta mbajtur çështjen e zgjerimit lart në agjendën e BE-së, si dhe mbështetjen që i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së
Shkup
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është takuar me Anzhej Fragnesh, përfaqësues special i Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.
Siç njoftohet në një deklaratë nga Kuvendi, Gashi ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale shumëvjeçare midis dy vendeve dhe dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet, të cilat, siç thuhet, janë konfirmimi më i madh i dëshirës së ndërsjellë për lidhje më të ngushta midis dy vendeve.
Gjatë takimit, Gashi ka theksuar përkushtimin e Sllovenisë për ta mbajtur çështjen e zgjerimit lart në agjendën e BE-së, si dhe mbështetjen që i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.
“Përvoja tregon se procesi i zgjerimit është mjeti i vetëm për sigurimin e prosperitetit, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin evropian dhe si i tillë duhet të vazhdojë me intensitet edhe më të madh”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Fragnesh e ka uruar Gashin për punën e deritanishme si Kryetar i Kuvendit dhe ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit për tema me interes të përbashkët.
Fragnesh ka theksuar se është me rëndësi të veçantë që procesi i hapjes së kapitujve të negociatave të fillojë sa më shpejt dhe që vendi të anëtarësohet në BE, për çka Sllovenia do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme, të hapur dhe të fortë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për aktivitetet aktuale në Kuvend, thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në diplomacinë parlamentare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
