BALLKANI

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Pas takimit të mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministrat e dy vendeve do të marrin pjesë në Samitin e organizuar nga "Maqedonia 2025"

Abdulla Berisha  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut Foto: Furkan Abdula - AA

Shkup

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila po qëndron për një vizitë pune në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministrat e dy vendeve do të marrin pjesë në Samitin e organizuar nga "Maqedonia 2025".

Tema kryesore e Samitit të sivjetmë "MK2025" është bashkëpunimi rajonal, me fokus ekonominë, të ardhmen e kompanive, fuqisë punëtore dhe administratës përmes inovacionit dhe transformimit digjital.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın