BALLKANI

Kryeministri Rama sërish e përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, u ul në gjunjë dhe e përshëndeti kryeministren italiane, Giorgia Meloni

Dzihat Aliju  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 11.07.2025
Kryeministri Rama sërish e përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë Fotografi : Foto: Barış Seçkin / AA/AA

Shkup

SHKUP (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish e ka përshëndetur kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, duke u ulur në gjunjë, raporton Anadolu.

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e organizuar bashkërisht nga qeveria italiane dhe ajo ukrainase, ka filluar në kryeqytetin italian Romë.

Kryeministri shqiptar Rama, i cili merr pjesë në konferencë, u ul në gjunjë dhe e përshëndeti kryeministren italiane Meloni, e cila po i priste pjesëmarrësit në hyrje të sallës ku po mbahet konferenca.

Rama edhe më parë e kishte përshëndetur Melonin duke u ulur në gjunjë në Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë në maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.