BALLKANI

Kryeministri Rama: Nuk do ta zgjasim ndalimin e platformës TikTok

Më 6 mars 2025, Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për mbylljen e qasjes në TikTok për 12 muaj, pas vrasjes të një nxënësi 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij dhe pas rasteve të konflikteve mes të miturve që ekspozohen edhe online

Fatjon Cuka  | 19.12.2025 - Përdıtësım : 19.12.2025
Kryeministri Rama: Nuk do ta zgjasim ndalimin e platformës TikTok

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për “Politico”, Rama ka theksuar se pas "takimeve konstruktive" me platformën e mediave sociale, janë të kënaqur me rezultatin.

“Ne kemi krijuar partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt e ardhshëm do të njoftojmë popullin shqiptar rreth planit, siç e premtuam”, është shprehur Rama.

Raportohet se Rama ka deklaruar se ishte “shumë i befasuar” nga reagimi i TikTok-ut, pas vendimit fillestar të Qeverisë së Shqipërisë për të ndaluar platformën.

Gjithashtu thuhet se TikTok nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së “Politico” për koment.

- Vendimi për mbylljen e platformës TikTok

Më 6 mars 2025, Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për mbylljen e qasjes në TikTok për 12 muaj.

Vendimi është marrë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në nëntor të vitit 2024 dhe pas rasteve të konflikteve mes të miturve që ekspozohen edhe online.

Qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e qasjes në TikTok në territorin e Shqipërisë, sipas autoriteteve, deri në momentin që kjo platformë të zbatojë standardet e sigurisë dhe moshës për përdoruesit e mitur.

Mbyllja e qasjes në platformën TikTok shkaktoi reagime në Shqipëri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın