BALLKANI

Kryeministri Rama merr pjesë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë

- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe liderët e tjerë pjesëmarrës në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës janë pritur nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Fatjon Cuka  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Kryeministri Rama merr pjesë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë Foto: Kryeministria e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në kryeqytetin e Italisë, Romë, në kuadër të Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Rama dhe liderët e tjerë pjesëmarrës në këtë konferencë janë pritur nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e ka konsideruar konferencën një forum për të koordinuar ndihmën konkrete për Ukrainën.

"Një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës", ka shkruar Rama.

Gjatë qëndrimit në Romë, Rama pritet të takohet me homologë dhe liderë të tjerë nga vende të ndryshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın