BALLKANI

Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit

“Në frymën e këtyre vlerave, mbrëmjen e kaluam në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke konfirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë”, tha Mickoski

Abdulbesar Ademi  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 12.03.2026
Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit Burimi: Hristijan Mickoski/X

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, qeveria e të cilit organizoi një sofër iftari, është shprehur se respekti dhe bashkëjetesa janë themel i shoqërisë, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mickoski darkën e iftarit të organizuar nga qeveria e përshkroi si një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje shpirtërore.

“Në frymën e këtyre vlerave, mbrëmjen e kaluam në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke konfirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë”, shkroi Mickoski.

Sipas kryeministrit maqedonas, takime të tilla na kujtojnë se diversiteti është një forcë për shoqërinë dhe se mbështetja e ndërsjellë është rruga drejt një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar.

Ai gjithashtu uroi të gjithë besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe ditë të bekuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.