BALLKANI

Kryeministri Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë

Për këtë vizitë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se "Kurti do t'ia paraqesë presidentit Macron dy kërkesa"

Agim Sulaj  | 27.03.2026 - Përdıtësım : 27.03.2026
Kryeministri Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Francë, transmeton Anadolu.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Për këtë vizitë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se "Kurti do t'ia paraqesë presidentit Macron dy kërkesa".

Vuçiq tha se Kurti do t'i kërkojë Macronit që "NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri të Kosovës dhe që Franca ta mbështesë atë në mënyrë që", siç tha Vuçiq, "Kosova të sjellë Forcën e Sigurisë së Kosovës në zonën tokësore të sigurisë".

Vuçiq pretendoi më tej, sipas raportimeve të mediave serbe se, Kurti do t'i kërkojë gjithashtu Macronit që "francezët të vendosin kushte për Serbinë se si t'i përdorin armët e tyre".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın