Kryeministri Kurti takon në Londër Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryeministri Kurti dhe kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian

Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Londër, ka takuar kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, transmeton Anadolu.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëri të ditur se ky ishte takimi i parë zyrtar mes Kurtit dhe Stocker.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti shprehu “urimet e tij të përzemërta për shtetin dhe popullin austriak, në prag të shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë këtë fundjavë”.
Gjithashtu bëhet e ditur se kryeministri Kurti dhe kancelari Stocker biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale, sigurinë dhe integrimin evropian.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.