BALLKANI

Kryeministri Kurti takon në Davos Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

Kurti dhe Frieden biseduan për thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve

Agim Sulaj  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Kryeministri Kurti takon në Davos Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden Burimi: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Prishtinë

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Kurti në vijim theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes dy shteteve dhe popujve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın