BALLKANI

Kryeministri Kurti takon ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo

“Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë”, ka thënë Kurti

Agim Sulaj  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Kryeministri Kurti takon ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo Burimi: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim dhe në një drekë pune ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik.

“Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë”, tha Kurti në takimin i cili ndodhi në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Në takim po ashtu u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın