Kryeministri Kurti takoi në Davos homologun e Lituanisë, Gintautas Paluckas
Kryeministri Kurti dhe kryeministri Paluckas diskutuan edhe mbi gjeopolitikën dhe situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe adresimin e sfidave të përbashkëta
Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos me kryeministrin e Lituanisë, Gintautas Paluckas, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti uroi fillimisht homologun lituanez për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehu falënderim ndaj shtetit mik të Lituanisë për mbështetjen ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, përmes kontributit në misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, bashkë edhe me përkrahjen e Kosovës në aspiratat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti dhe kryeministri Paluckas diskutuan edhe mbi gjeopolitikën dhe situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.
Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehu dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe theksoi që Republika e Kosovës është rreshtuar me partnerët ndërkombëtarë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Kurti e falënderoi homologun Paluckas për takimin dhe bisedën në shërbim të thellimit e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
