BALLKANI

Kryeministri Kurti takoi ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock

Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë

Agim Sulaj  | 26.04.2024 - Përdıtësım : 28.04.2024
Kryeministri Kurti takoi ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin të Gjermanisë ka zhvilluar takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, çështjet kryesore për të cilat u diskutua në këtë takim ishin marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe energjia.

Kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt.

Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.

Ky ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın