BALLKANI

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angili

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it

Agim Sulaj  | 03.02.2026 - Përdıtësım : 03.02.2026
Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angili Foto: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral, transmeton Anadolu.

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it.

Kurti ka theksuar se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ka falënderuar ambasadorin Angili dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin.

Në takim është trajtuar edhe raporti në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet dy shteteve ku në këtë drejtim është diskutuar për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit, i cili pas forumit të parë që u mbajt në Stamboll në qershor të vitit 2024, këtë vit do të mund të organizohet në Prishtinë.

Ambasadori Angili e ka uruar kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin për takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e Republikës së Turqisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalya.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın