Kryeministri Kurti takohet në Mynih me homologun kroat Andrej Plenkoviq
Kurti dhe Plenkoviq kanë biseduar rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimit të krimit të organizuar.
Prishtinë
Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Plenkoviq në takim me Kurtin ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq-Radman.
Plenkoviq ka shprehur urimet ndaj kryeministrit Kurtit për formimin e qeverisë së re, derisa në vijim të takimit është biseduar rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimit të krimit të organizuar.
Kurti dhe Plenkoviq në kuadër të bisedimeve për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, kanë diskutuar edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.
“Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
