Kryeministri Kurti shpreh mbështetje për Ukrainën në 4-vjetorin e luftës
Kurti tha se Kosova u “ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej”, duke shtuar se e njëjta forcë shihet sot në Ukrainë
Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 4-vjetorin e luftës mes Kievit dhe Moskës, ka shprehur mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën, duke theksuar ngjashmëritë mes përvojës së Kosovës pas luftës dhe popullit ukrainas përballë agresionit rus, transmeton Anadolu.
Në një mesazh në platformën sociale amerikane X, Kurti tha se Kosova u “ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej”, duke shtuar se e njëjta forcë shihet sot në Ukrainë.
“Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, me empati dhe solidaritet”, tha Kurti.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës e njohin mirë “dhimbjen e zhvendosjes dhe humbjes”, por edhe besimin se vendet mund të rindërtohen dhe të dalin më të forta.
Kryeministri kosovar shprehu bindjen e tij se Ukraina do të arrijë të rimëkëmbet dhe të forcohet, ashtu siç ka bërë Kosova pas luftës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
