BALLKANI

Kryeministri Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kurti dhe Begaj biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare

Agim Sulaj  | 17.02.2026 - Përdıtësım : 18.02.2026
Kryeministri Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj Foto: Zyra e Kryeministrit

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e përvjetorit të 18-të të pavarësisë ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit, presidenti Begaj shprehu urimet e tij për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.

Kurti dhe Begaj biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.

Kryeministri kosovar falënderoi presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në kryeministri.

Begaj u bë presidenti i parë që Kurti e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.