BALLKANI

Kryeministri Kurti pret në Prishtinë me një ceremoni zyrtare kryeministrin Rama

Kryeministri Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa më herët gjatë ditës është pritur në takim edhe nga presidentja Osmani

Abdulbesar Ademi  | 16.02.2026 - Përdıtësım : 17.02.2026
Kryeministri Kurti pret në Prishtinë me një ceremoni zyrtare kryeministrin Rama Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me një ceremoni zyrtare në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili qëndron për vizitë në vend, raporton Anadolu.

Ceremonia e pritjes, e organizuar në godinën e qeverisë në Prishtinë, u zhvillua me nderime shtetërore.

Kryeministri Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa më herët gjatë ditës është pritur në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj vizite, siç është paralajmëruar, po diskutohen çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe zhvillime të tjera me interes të përbashkët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın