Kryeministri Kurti diskuton sigurinë me komandantin e KFOR-it Ulutas
Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në zyrat qendrore të KFOR-it nga Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, në një drekë pune, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Ulutas diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë.
Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
Tutje, Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit.
“Përherë kënaqësi të kthehem në zyrat qendrore të KFOR-it për bisedë të thellë mbi sigurinë dhe paqen”, shkroi Kurti pas takimit.
Gjeneral Major Ozkan Ulutas ndodhet tashmë në mandatin e dytë si komandant i KFOR-it në Kosovë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
