BALLKANI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Davos, kompanive multinacionale u prezanton mundësitë për investime në vend

"Sot patëm takime shumë të suksesshme dhe inspiruese me një numër të madh kompanish multinacionale", shkroi Hristijan Mickoski në platformën sociale të kompanisë amerikane X

Dzihat Aliju  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në Davos, kompanive multinacionale u prezanton mundësitë për investime në vend

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se në kuadër të takimeve të tij në Davos, kompanive multinacionale ua ka prezantuar mundësitë për investime në vend, transmeton Anadolu.

"Sot patëm takime shumë të suksesshme dhe inspiruese me një numër të madh kompanish multinacionale", shkroi Mickoski në platformën sociale të kompanisë amerikane X, duke shtuar:

"Temat e trajtuara përfshinin energjetikën, shëndetësinë dhe teknologjinë e lartë. Nga ana jonë u prezantuan mundësitë për investime në vend, diçka që do të sjellë vlerë të shtuar për kompanitë maqedonase".

Ai tregoi se gjithashtu ka qenë folës në Panelin Energjetik. "Diskutuam për pritshmëritë dhe planet në sektorin e energjisë për vitet e ardhshme. Çfarë mund të përmbledh nga ky panel është se kërkesa për energji elektrike do të rritet, sepse zhvillimi i njerëzimit do të përfshijë zhvillimin e inteligjencës artificiale, dhe kështu edhe qendrat e të dhënave që operojnë me energji elektrike. Si shtet, duhet ta ndjekim këtë hap dhe të zhvillojmë ekonominë tonë në këtë drejtim. Unë jam i bindur se ne si shtet do të arrijmë këtë qëllim", theksoi Mickoski.

Në Samit pritet të marrin pjesë rreth 400 funksionarë të lartë dhe liderë politikë, përfshirë 65 kryetarë shtetesh dhe qeverish, 55 ministra të ekonomisë dhe financave, 33 ministra të punëve të jashtme, 34 ministra të tregtisë dhe industrisë dhe 11 guvernatorë të bankave qendrore.

Mes pjesëmarrësve të rëndësishëm në forum pritet të jenë Presidenti amerikan, Donald Trump, zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, Presidenti argjentinas, Javier Milei dhe liderë të tjerë botërorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.