BALLKANI

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut njoftoi investim prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se janë në fazën e verifikimit dhe konfirmimit të tri investimeve të huaja shumë të rëndësishme

Dzihat Aliju  | 26.12.2025 - Përdıtësım : 26.12.2025
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut njoftoi investim prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se do të realizohet një investim me vlerë totale prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Mickoski tha se janë në fazën e verifikimit dhe konfirmimit të tri investimeve të huaja shumë të rëndësishme.


- Këto investime do të sjellin mbi 1.500 vende të reja pune

"Njëra është në sektorin e industrisë automobilistike - turke, njëra në sektorin e industrisë së teknologjisë së lartë - gjermane dhe njëra në sektorin e farmacisë - greke", tha Mickoski.

Ai shtoi se këto investime do të sjellin më shumë se 1.500 vende të reja pune.

Sipas tij, njëra nga investimet do të realizohet në zonën në Tetovë, ndërsa dy të tjerat në zonën e Shkupit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.