BALLKANI

Kryediplomati turk Fidan takohet me homologun e tij shqiptar Hasani

Në takimin midis Fidanit dhe Hasanit, u theksua vendosmëria për të forcuar bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Shqipërisë në çdo fushë, si dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe Gaza

Tuğba Altun  | 28.11.2023 - Përdıtësım : 28.11.2023
Kryediplomati turk Fidan takohet me homologun e tij shqiptar Hasani Foto: Arda Küçükkaya/AA

Ankara

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar një takim me ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Igli Hasani, në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, transmeton Anadolu.

Takimi ka ndodhur në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, njoftohet në rrjetin social X të Ministrisë së Jashtme të Türkiyes.

Në takimin midis Fidanit dhe Hasanit, u theksua vendosmëria për të forcuar bashkëpunimin mes Türkiyes dhe Shqipërisë në çdo fushë, si dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe Gaza.

Fidan gjithashtu u takua edhe me pjesëmarrës të tjerë në margjinat e Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë sekretarin Jens Stoltenberg, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe homologun e tij estonez, Margus Tsahkna.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın