BALLKANI

Kryediplomati maqedonas zhvillon takime në Bruksel për bujqësinë dhe integrimin në BE

Mucunski njoftoi se në takim u diskutuan reformat e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe zbatimi i programit IPARD III, si dhe nevoja për avancimin e sektorit bujqësor në përputhje me standardet e BE-së

Abdulbesar Ademi  | 24.03.2026 - Përdıtësım : 24.03.2026
Kryediplomati maqedonas zhvillon takime në Bruksel për bujqësinë dhe integrimin në BE

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka bërë të ditur se gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komisionin Evropian, Elisabeth Werner, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mucunski njoftoi se në takim u diskutuan reformat e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe zbatimi i programit IPARD III, si dhe nevoja për avancimin e sektorit bujqësor në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian (BE).

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative, duke e cilësuar këtë si një hap kyç drejt përafrimit me standardet evropiane.

Po ashtu, sipas tij, në fokus të bisedimeve ishte edhe promovimi i bujqësisë së qëndrueshme dhe zhvillimit rural, si pjesë e rrugës së vendit drejt integrimit në BE.

Në takimin e Mucunskin me Werner i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.