BALLKANI

Kryediplomati maqedonas dënon lëshimin e raketës iraniane drejt Turqisë

“Lëshimi i raketës nga Irani drejt Turqisë, një aleate e NATO-s, është i papranueshëm dhe destabilizues. Veprime të tilla shkelin hapësirën ajrore ndërkombëtare, përshkallëzojnë tensionet dhe minojnë stabilitetin rajonal”, shkroi ai

Abdulbesar Ademi  | 04.03.2026 - Përdıtësım : 04.03.2026
Kryediplomati maqedonas dënon lëshimin e raketës iraniane drejt Turqisë

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka dënuar lëshimin e një rakete nga Irani në drejtim të Turqisë, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe destabilizues, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mucunski tha se një veprim i tillë ndaj Turqisë, një aleate e NATO-s, përbën shkelje të hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe rrezikon stabilitetin rajonal.

“Lëshimi i raketës nga Irani drejt Turqisë, një aleate e NATO-s, është i papranueshëm dhe destabilizues. Veprime të tilla shkelin hapësirën ajrore ndërkombëtare, përshkallëzojnë tensionet dhe minojnë stabilitetin rajonal”, shkroi ai.

Shefi i diplomacisë maqedonase shprehu gjithashtu solidaritet të plotë me Turqinë, si dhe bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.