BALLKANI

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ambasadorin turk në Shkup

"Takim produktiv me ambasadorin Fatih Ulusoy sot. Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë tradicionale midis vendeve tona", shkroi mes tjerash Mucunski

Dzihat Aliju  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut takon ambasadorin turk në Shkup Foto: Timço Mucunski/media sociale

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka pritur në takim ambasadorin turk në Shkup, Fatih Ulusoy, transmeton Anadolu.

Kryediplomati Mucunski, në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale të kompanisë amerikane X, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ambasadorin turk në vend.

"Takim produktiv me ambasadorin Fatih Ulusoy sot. Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë tradicionale midis vendeve tona. Ramë dakord të eksplorojmë mundësi të reja për bashkëpunim tregtar, investues dhe turistik. Konfirmuam aleancën tonë të fortë në NATO dhe bashkëpunimin në nismat rajonale. Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe gjeopolitike, duke nënvizuar rëndësinë e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të begatë", shkroi Mucunski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.