Bota, BALLKANI

Kryediplomati Gerapetritis: Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në Gjirin Persik

Athina është në favor të së drejtës ndërkombëtare dhe zgjidhjes diplomatike të konflikteve, thotë kryediplomati grek, George Gerapetritis

Ahmet Gençtürk  | 16.03.2026 - Përdıtësım : 16.03.2026
Kryediplomati Gerapetritis: Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në Gjirin Persik

Athinë

Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në vazhdim në Gjirin Persik, tha ministri i Jashtëm George Gerapetritis, transmeton Anadolu.

Duke folur para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, Gerapetritis tha: "Greqia në parim ka qenë në favor të zbatimit universal të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të të drejtave të civilëve dhe sigurisht kthimit te diplomacia në vend të luftës".

"Është e vetëkuptueshme që në këto momente, të cilat janë jashtëzakonisht kritike dhe pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm gjeopolitikisht, por edhe ekonomikisht dhe në fushën e mjedisit për Mesdheun, Evropa duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë një rol udhëheqës", theksoi ai.

Gerapetritis gjithashtu theksoi respektimin e së drejtës ndërkombëtare të detit, duke siguruar lëvizjen e lirë të të gjitha anijeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın