Kroacia fillon fluturimet testuese të dronëve Bayraktar TB2 që bleu nga Turqia
- Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ndau një postim në platformën sociale X, duke deklaruar se anëtarët e Forcave të Armatosura Kroate kanë përfunduar me sukses trajnimin e tyre në qendrën e trajnimit të Baykar.

Ankara
ANKARA (AA) - Kroacia njoftoi fillimin e fluturimeve testuese të mjeteve ajrore pa pilot të armatosura (dronët) Bayraktar TB2 që bleu nga Turqia, transmeton Anadolu.
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ndau një postim në platformën sociale X, duke deklaruar se anëtarët e Forcave të Armatosura Kroate kanë përfunduar me sukses trajnimin e tyre në qendrën e trajnimit të Baykar.
Pas trajnimit, Anushiq njoftoi se fluturimet testuese të dronëve Bayraktar TB2 kishin filluar në Kroaci, duke shtuar se aktivitetet e testimit do të vazhdojnë ditë e natë në ditët në vijim.
Anushiq theksoi se përveç karakteristikave superiore që posedojnë, dronët Bayraktar TB2 do të sigurojnë gjithashtu kontribut të rëndësishëm në fusha të tilla si siguria kufitare, zbulimi dhe mbikëqyrja, si dhe shuarja e zjarreve në pyje.
Në vitin 2024 Kroacia nënshkroi me Baykar marrëveshje që mbulon eksportin e dronëve Bayraktar TB2.