BALLKANI

Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 93 zjarrfikës me 30 automjete

Kemal Zorlak  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb Foto: Stipe Majic / AA

Sarajevë

Një zjarr në rrokaqiellin "Vjesnik" në rrugën "Slavonska" në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, shpërtheu mbrëmë rreth orës 23:00, raporton Anadolu.

Duke u përhapur vertikalisht zjarri përfshiu disa kate dhe çatinë, prandaj një numër i madh zjarrfikësish u përfshinë në shuarjen e tij.

Në kohën e shpërthimit të zjarrit, nuk ishte askush në ndërtesë. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 93 zjarrfikës me 30 automjete.

"Zjarri është ende aktiv dhe po përhapet përmes hapjeve strukturore. Për shkak të rrezikut në rritje, zjarrfikësit janë tërhequr nga brendësia", njofton Departamenti Publik i Zjarrfikësve i qytetit të Zagrebit.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur.

Sot në mëngjes në ndërtesë erdhi edhe kryetari i Komunës së Zagrebit, Tomislav Tomasheviq.

"Zjarri po shpërthen vazhdimisht në kate të ndryshme. Është shuar nga brenda dhe nga jashtë. Nuk dihet shkaku, ka disa dyshime, por hetimi do ta përcaktojë. Fatkeqësisht, dëmi është total. Pronari kryesor i ndërtesës është shteti, inxhinierët strukturorë do të duhet të shohin nëse struktura është për prishje apo nëse do të rindërtohet", tha Tomasheviq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın