Kroaci, mbytet një anije pasi u përplas nga një traget për shkak të stuhisë
- Një anije u fundos pasi u godit nga një traget si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në qytetin bregdetar të Splitit në Kroaci.

Ankara
ANKARA (AA) - Një anije u fundos pasi u godit nga një traget si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në qytetin bregdetar të Splitit në Kroaci, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Autoriteti Portual i Splitit thuhet se për shkak të stuhisë dhe shiut të rrëmbyeshëm që ka prekur të gjithë Kroacinë, një traget humbi kontrollin dhe u përplas me një anije katamaran dhe që kryente udhëtim turistik dhe që po priste në port.
Autoriteti Portual ndau informacionin se anija turistike u fundos si pasojë e aksidentit dhe raportoi se nuk ka vdekje ose lëndime, por se janë shënuar dëme materiale.
Zvonimir Perkushiq nga Autoriteti Portual tha se litari i tragetit që priste në port u këput për shkak të stuhisë së fortë dhe goditi dy anije si pasojë e lëkundjes, njëra prej të cilave u fundos.
Sipas mediat lokale, për shkak të stuhisë së fortë u dëmtua çatia e stadiumit në Split si dhe shumë pemë u rrëzuan. Gjithashtu bëhet e ditur se qytetarët në Split përjetuan panik për shkak të kushteve të këqija të motit.
Institucioni Meteorologjik i Kroacisë lëshoi një paralajmërim për erëra të forta dhe shi pas valës së të nxehtit.
- Alarm portokalli në Serbi
Ndërkohë, një alarm portokalli është lëshuar në Serbi në të cilin reshjet intensive dhe stuhitë kanë treguar ndikimin e tyre.
Shërbimi Meteorologjik në Serbi tha se është lëshuar alarm portokalli për shkak të erës dhe shiut të rrëmbyeshëm që filluan të tregojnë ndikimin mbrëmë pas valës së të nxehtit.
Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu paralajmëroi qytetarët për kushtet e ndryshueshme të motit.
Dy persona u plagosën dje në Serbi për shkak të kushteve të këqija të motit.