BALLKANI

Kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Arpagus, jep mesazh "uniteti, bashkimi dhe vëllazërie" në Kosovë

Arpagus foli në programin e iftarit të organizuar në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim mes Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) dhe Ambasadës së Turqisë në Prishtinë

Eren Beksaç  | 03.03.2026 - Përdıtësım : 04.03.2026
Kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Arpagus, jep mesazh "uniteti, bashkimi dhe vëllazërie" në Kosovë Foto: Eren Beksaç / AA

Prishtinë

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpagus, ka theksuar se i Madhërishmi Zot ka urdhëruar solidaritetin, ndihmën e ndërsjellë dhe unitetin mes vëllezërve, raporton Anadolu.

Arpagus foli në programin e iftarit të organizuar në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim mes Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) dhe Ambasadës së Turqisë në Prishtinë.

Duke theksuar se i Madhërishmi Zot ka urdhëruar solidaritetin, ndihmën e ndërsjellë, unitetin dhe bashkimin mes vëllezërve, Arpaguş tha: "Nga vëllezërit tanë besimtarë, kudo që të jenë në botë, nëse njërit i hyn një gjemb në thua apo në mish të gishtit, ta ndiejmë dhe ta ndajmë dhimbjen e pikëllimin e tij është kërkesë e besimit tonë".

"Në kuadër të këtij parimi të pejgamberit tonë të dashur, i cili e kushtëzoi dashurinë, afërsinë dhe vëllazërinë me besimin, i lutem të Madhërishmit Zot që uniteti ynë, bashkimi ynë, vëllazëria jonë dhe dashuria jonë të jenë të përhershme. Në këtë mbrëmje të bukur të Prizrenit, falënderoj të gjithë vëllezërit tanë që nderuan sofrën tonë të zemrës. I lutem të Madhërishmit Zot që ta bëjë të përhershme vëllazërinë dhe dashurinë tonë", theksoi ai duke ua përcjellë përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Ambasadori turk në në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, në fjalën e tij në program, duke theksuar se në Evropë ka dy vende me më shumë se 90 për qind të popullsisë myslimane, të cilat janë Turqia dhe Kosova, tha: "Për këtë arsye, institucionet fetare si të Kosovës ashtu edhe të Republikës së Turqisë janë në një bashkëpunim jashtëzakonisht të afërt dhe të ngushtë".

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fikrim Damka, duke tërhequr vëmendjen për marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme, theksoi se kur të përfundojë xhamia e ndërtuar nga TDV në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ajo do të jetë simbol i vëllazërisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në fjalën e tij theksoi se muaji i Ramazanit mbart kuptime të unitetit, vëllazërisë, dashurisë, bashkimit, solidaritetit dhe sakrificës, si dhe falënderoi institucionet turke që veprojnë në Kosovë për mbështetjen e tyre.

Ndërkohë, në programin e iftarit morën pjesë edhe shumë të ftuar të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.