Kreu i komisionit parlamentar turk, Fuat Oktay: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë shumëdimensionale
Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, mori pjesë në darkën e punës të organizuar në Tiranë me biznesmenë turq dhe shqiptarë

Tiranë
TIRANË (AA) - Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fuat Oktay, mori pjesë në darkën e punës të organizuar në Tiranë me biznesmenë turq dhe shqiptarë, raporton Anadolu.
Në eventin e organizuar në ambientet e një hoteli nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Përfaqësisë për Shqipërinë të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD Albania) dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Türkiye (ATTSO) ishin të pranishëm edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, dhe përfaqësue stë tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Oktay u ndal në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tregtare, kompanitë turke në Shqipëri, objektivat e vëllimit tregtar dhe çështje të tjera.
Duke rikujtuar se dy vendet janë partnerë strategjikë, Oktay tha se "Po flasim për dy vende që kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe, rajonale dhe në fakt shumë çështjeve në shkallë globale, përfshirë Bashkimin Evropian, dhe një mjedis pune shumë të ngushtë".
Ai tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë shumëdimensionale, duke shtuar: "Qofshin politike, ushtarake, ekonomike, apo që mbulojnë të gjitha fushat e tjera, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, arsimin dhe aktivitetet kulturore". Oktay theksoi se TIKA ka realizuar mbi gjashtëqind projekte në Shqipëri.
"Idealet dhe qëllimet e Turqisë janë të mëdha. Ne jemi tani një vend që ka një zë në rajonin e tij, jo vetëm në prodhimin e politikave se si të zgjidhen problemet në rajonin e tij, por edhe një partner zgjidhjeje në problemet globale përtej kësaj”, tha Oktay.
Ai tha se Ballkani është një bashkësi të afërmish që kanë jetuar së bashku për qindra vjet. "Ne jemi bashkë. Kuzhina jonë është e njëjtë. Kur shikojmë kulturën tonë, shumë gjëra janë të njëjta", tha ai.
Oktay u shpreh se shumica e problemeve që po përjeton Bashkimi Evropian sot nuk do të përjetoheshin nëse Turqia do të ishte bërë anëtare.
Kryetari i MÜSİAD Albania, Muhammet İşler, tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende vëllazërore që janë të lidhura gjeografikisht, historikisht dhe kulturorisht me njëra-tjetrën.
"Sot, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Shqipëri. Vëllimi ynë tregtar i është afruar 1 miliard eurove dhe ne po ecim përpara me hapa të vendosur drejt objektivit prej 2 miliardë eurosh të vendosur nga udhëheqësit tanë", tha İşler.
Kryetari i Bordit të ATTSO-së, Kenan Sevinç, u shpreh se prioriteti i tyre është t'u ofrojmë marrëdhënieve ekonomike Turqi-Shqipëri një strukturë të qëndrueshme, shumëplanëshe dhe të orientuar drejt rezultateve.
"Në qendër të vizionit tonë për periudhën e re është të krijojmë një bashkëpunim më të fortë me dhomat dhe institucionet në Turqi dhe në Ballkan, të sigurojmë një koordinim më të ngushtë me institucionet lokale në Shqipëri dhe të prodhojmë projekte konkrete që do të prekin ekonominë e vendit së bashku me prodhuesit vendas", tha ai.
Delegacioni nga parlamenti turk në ditën e dytë të vizitës gjithashtu realizoi një takim edhe me përfaqësuesit e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe stafin e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), ku u informua rreth universitetit.
Delegacioni nga parlamenti turk po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 29 qershor-1 korrik.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zëvendëspresidenti i Turqisë, Oktay, janë edhe anëtarët Ahmet Fethan Baykoç, Oğuz Üçüncü, Tali̇h Özcan, İsmail Özdemir, Metin Ergun, si dhe zyrtarë të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.