BALLKANI

Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë kryesoi namazin e teravisë në Shkup

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpagus, kryesoi namazin e teravisë në xhaminë më të madhe në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut, e ndërtuar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV)

Dzihat Aliju  | 04.03.2026 - Përdıtësım : 05.03.2026
Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë kryesoi namazin e teravisë në Shkup Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpagus, iu drejtua besimtarëve muslimanë në xhaminë e ndërtuar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe fali namazin e teravisë, raporton Anadolu.

Në fjalën e tij, Arpagus citoi hadithin e Hz. Muhamedit "Muslimanët janë si tullat e një ndërtese", si dhe theksoi se Zoti i Madhëruar në Kuranin e Shenjtë ka thënë se besimtarët janë vëllezër.

Duke theksuar se në muajin e Ramazanit besimtarët ndajnë bukën, dashurinë dhe miqësinë e tyre, Arpagus tha: "Deshëm të bashkohemi me vëllezërit tanë në gjeografinë tonë të zemrës, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Trakinë Perëndimore dhe Bullgari".

Duke përcjellë përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe të popullit turk për xhematin e xhamisë, Arpagus u shpreh: "Ajo që na takon neve është të jemi të bashkuar e të lidhur fort si tullat e një ndërtese, të jemi vëllezër, ta mbrojmë e ta përkrahim njëri-tjetrin në gëzim, në vështirësi, në pikëllim e në hidhërim dhe me vetëdijen për të qenë një ummet i Muhamedit, si vëllezër, të sundojmë në këtë botë".

Arpagus gjithashtu uroi që tani muslimanët e Maqedonisë së Veriut për Festën e Fitër Bajramit.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Shaqir Fetahu, nga ana e tij, theksoi se në muajin e Ramazanit Allahu ua fal mëkatet besimtarëve. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e Arpagusit.

Ndërkohë, pas namazit të teravisë, në kuadër të projektit "Dhurata ime të jetë Kurani", i realizuar nga TDV në bashkëpunim me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, xhematit të xhamisë iu dhuruan Kuran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.