BALLKANI

KQZ-ja e Bosnjë e Hercegovinës shpall zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska më 23 nëntor

Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi mandatin Dodikut në seancën e tij më 6 gusht të këtij viti

Adis Karadza  | 28.08.2025 - Përdıtësım : 28.08.2025
KQZ-ja e Bosnjë e Hercegovinës shpall zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska më 23 nëntor

Sarajevë

 Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës shpalli sot zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska (RS) për 23 nëntor 2025, raporton Anadolu.

Vendimi u mor në seancën e sotme me pesë vota pro dhe dy vota kundër. Kushtet për shpalljen e zgjedhjeve u përmbushën pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së BeH-së, e cila dënoi ish-presidentin e RS-së me një vit burg dhe ia ndaloi atij të mbante detyrën e presidentit të RS-së për gjashtë vjet.

Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi mandatin Dodikut në seancën e tij më 6 gusht të këtij viti.

"Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës në seancën e sotme mori vendim për ndërprerjen e mandatit të Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, i zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022 nga lista e subjektit politik Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD)", tha KQZ-ja në një deklaratë në atë kohë.

Dodik apeloi vendimin në Departamentin e Apelit të Gjykatës së BeH-së, i cili e rrëzoi apelin dhe la në fuqi vendimin e KQZ-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın